Covid në Gjermani/ Mjekët vendosin se kush duhet të mbajë oksigjenin

Covid në Gjermani/ Mjekët vendosin se kush duhet të mbajë oksigjenin

Numri i lartë i viktimave dhe rasteve pozitive me Covid në Gjermani ka krijuar një situatë emergjente në disa lande.

Për shkak të numrit të lartë të shtrimeve në Landin e Saksonisë, mjekët së fundmi po detyrohen të vendosin se kush prej pacientëve do ta mbajë oksigjenin dhe kush jo.

Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch i cili ka rolin e mbikëqyrjes së përparimit të pandemisë në Gjermani, ka deklaruar se situata është më e rëndë se sa ka qenë deri më tani pasi numri i raste të reja është më i lartë se kurrë dhe vazhdon të rritet.

“Ekziston rreziku që situata të përkeqësohet dhe se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për të menaxhuar pandeminë dhe pasojat e saj", është shprehur Lothar Wieler.

Sipas mediave lokale, për shkak të mbingarkesës së kujdesit intensiv është vepruar me mënyra selektive.

"Ditët e fundit jemi detyruar disa herë të vendosim se kush merr oksigjen dhe kush jo", ka deklaruaer një mjek nga Zittau, Mathias Mengel.

Gjermania ka regjistruar një numër rekord vdekjesh nga Covid në ditën e parë të “lockdown-it” dhe masave kufizuese vendosur nga autoritetet gjermane.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 952 vdekje dhe 23,427 raste të reja të raportuara nga autoritetet shëndetësore.

Përditësimi i fundit shënon numri i vdekjeve më të lartin të regjistruar në vend deri më tani.

Sipas Institutit Robert Koch, incidenca e infeksioneve të reja për 100 000 banorë në 7 ditë është 407.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy