Grabitja në orët e para të mëngjesit, pronari i marketit: Ishin 4 persona me armë, morën kasafortën

Grabitja në orët e para të mëngjesit, pronari i marketit: Ishin 4 persona me armë, morën kasafortën

Bledar Leska pronari i marketit i cili u vodh gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Voskop të Korçës, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit.

Makina tip 'Golf 6' zbret nga rruga e Voskopojës ku bën një rrethrrotullim në pika e karburantit dhe ndalon këtu.

Zbresin 4 persona, 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë.

Kanë shqyer derën, kanë marrë komplet kasafortën, paketa cigaresh, shishe whiskey etj. Të gjitha.

Në kasafortë për fat të keq timin dhe fatin e mirë të tyre, kishte harruar çuni portofolin se kishte një defekt në makinë dje dhe lekët i kishte me vete.

Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni. Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë.

Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës dhe me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda.

Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak.

Ai shton se kanë mbaruar punë dhe më pas kanë ikur rrugës së fshatit Voskopojë.

Pronari i marketit shton se një rast i tillë nuk i ka ndodhur herë tjetër, duke folur për një rast të rrallë pas shumë vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy