Senati konfirmon Pompeon si sekretar Shteti i SHBA-ve

Senati konfirmon Pompeon si sekretar Shteti i SHBA-ve

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara miratoi emërimin e drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, në postin e sekretarit amerikan të Shtetit.

Emërimi i Pompeos u miratua me 11 votat e republikanëve, ndërsa nëntë nga dhjetë demokratët e Komitetit, votuan kundër.

Pompeo u zgjodh nga presidenti Trump, pasi ky i fundit ka shkarkuar sekretarin e deritanishëm të Shtetit, Rex Tillerson.

Pompeo është bërë një nga këshilltarët më të besueshëm të Trumpit gjatë 15 muajve të tij si drejtor i CIA-s. 

Ai ka qenë i angazhuar në përgatitjet e takimit të pritshëm mes presidentit Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy