
Radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra për të tërhequr bonusin prej 5 mijë lekësh. Kjo është situata e krijuar ditët e para të muajit prill në zyrën e shpërndarjes së pensioneve në Lezhë, ndërsa të moshuarit thonë se kjo mbështetje duhet të jetë e vazhdueshme nga ana e qeverisë.



