Çupi: PD aktive sa i takon denoncimit të aferave korruptive, LSI bashkë me ne për inceneratorët

Çupi: PD aktive sa i takon denoncimit të aferave korruptive, LSI bashkë me ne për inceneratorët

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh anëtare e komisionit hetimor për inceneratorët, Dhurata Çupi në studion e lajmeve në MCN TV teksa komëentoi zgjatjen e afateve të këtij komisioni u shpreh se ndjehet mirë për vijimin e tij teksa dhe lista me të ftuarit në rolin e dëshmitarëve është drejt fundit.

Më tej ajo deklaroi se PD ka qenë aktive sa i takon denoncimit të aferave korruptive, sikurse shtoi se dhe LSI ka bërë kallëzimet e veta.

Ndërsa lidhur me të dhënat për Alqi Bllakon dhe Erjon Veliaj që janë në listën e dëshmitarëve, Çupi tha se dosjet janë aty, provat aty dhe në komisionin hetimor do të flitet për Fierin, Elbasanin, dhe Tiranën dhe aty do kuptohet edhe për carë janë thirrur ata.

Intervista e plotë

1.Zonja Çupi, ishte presioni i ambasadës amerikane që mundësoi zgjatjen e afateve te Komisionit Hetimor apo reflektim i mazhorancës?

Unë nuk kam dijeni se ambasada amerikane të ketë bërë presion dhe s’mund të abuzoj me atë që s’di, di një të vërtetë që kërkesa jonë me shtyrjen e afatit është e ligjshme dhe kjo periudhë e pezullimit nuk konsiderohet si afat 3 mujor dhe ajo që kërkuam dhe u vendos dhe u pranua nga maxhoranca ishte se komisioni hetimor duhet të vazhdonte dhe ndjehem mirë që dhe nga ambasada u mbështet. Jemi një opozitë që jemi votuar në masë. Kemi bërë punë dhe jemi aq sa mundëm duke u mbledhur si komision ishte drejt përfundimit sa i takon të ftuarve në rolin e dëshmitarëve. Tani u pranua dhe komisioni hetimor rifilloi dhe ne miratuam planin e veprimit dhe do i shkojmë deri në fund. Provat janë dhënë dhe një ministër është arrestuar. PD ka qenë aktive sa i takon denoncimit të aferave korruptive.

2.Zonja Tabaku konfirmoi sot se kryeministri Rama ka pranuar të dëshmojë mbi këtë çështje. Cili mendoni se është roli i tij në këtë aferë?

Çdo shqiptar e kupton se asnjë shkresë e kësaj qeverise nuk del pa dijeninë e Ramës. Mos të harrojmë se brenda 24 orëve janë miratuar 27 VKM në një mbledhje qeverie. Ky është qëllimi pse thirret kryeministri. Janë kushte kontrate të shkelura, janë afera, pra ka kaq shumë problematika dhe personi kryesor është kryeministri.

3.Në fakt për arrestimin e Lefter Kokës SPAK veproi bazuar mbi padinë e LSI-së dhe jo mbi padinë tuaj. Cili ka qenë objekti i padisë suaj dhe a ka patur kallëzimi emra konkrete?

Në deklaratën zyrtare të SPAK ne e kemi pasur kauzën e aferave të inceneratorëve objekt të vazhdueshëm ashtu si LSI ka bërë kallëzimet e veta, por në SPAK njihet bazueshmëria mbi denoncimin e bërë nga PD. E ripërsëris jo për të marrë meritat por kemi denoncuar vazhdimisht, jemi drejtuar SPAK, kemi kërkuar komision hetimor, ashtu si dhe LSI bashkë me PD.

4.Në fakt LSI është investuar fort në këtë çështje duke vënë në dyshim seriozitetin e betejës suaj. Kujtoj që zonja Kryemadhi nga studio e MCN tha se nënkontraktore  të inceneratorëve janë njerëz të Lulzim Bashës. E quani thjesht akuzë politike apo keni bërë verifikimet tuaja?

Nuk kam asnjë koment carë thotë Kryemadhi se është kryetare e një partie tjetër. Me LSI kemi qenë aleatë në të bërin opozitë dhe qeverisje, por LSI është një forcë politike dhe nga aleate është kthyer në kundërshtare dhe nuk mund ta komentoj.

5. Çfarë të dhënash keni për deputetin Alqi Bllako dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, do thirren ata për të dëshmuar?

Janë në listën e dëshmitarëve që do thirren në komisionin hetimor. Dosjet janë aty, provat aty dhe në komisionin hetimor do të flitet për Fierin, Elbasanin, dhe Tiranën dhe aty do kuptohet edhe për çfarë janë thirrur ata.

6.Jemi në prag të zgjedhjeve të 6 marsit, kandidatët tuaj kanë filluar fushatën. Nëse marrim rastin e Dibrës si e shihni garën mes Luan Hakës, kandidatit tuaj, një tjetër demokraci siç është Premtim Kryemadhi apo edhe emrit që kanë sjellë socialistët, Rrahim Saphiu. 

Sa i takon dhe mënyrës së dekretimit por dhe mënyrës së të bërit fushatë për shkak të vështirësive të brendshme që ka hasur PD këtë periudhë, ne kemi kandidaturën zyrtare. Qytetarët do dinë të bëjnë dallimin dhe ne mendojmë se kemi zgjedhur individët e duhur. Është e vështirë për shkak të një situatë atipike por besoj se qytetarët do të votojnë kandidaturat më të mira që padyshim janë ato të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy