
Situata aktuale me mbetjet në vend, mbetet mjaft e nderë.
Eksperti i mjedisit pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit “Co-Plan”, Rodion Gjoka, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë se një krizë e tillë është e paralajmëruar prej kohësh, dhe se përgjegjësia për menaxhimin e mbetjeve në territor i takon politikave që janë ndjekur në raport më to.
“Situata në raport me mbetjet është në krizë, unë do thoja që kjo krizë është e paralajmëruar prej, vitesh. Ka diferencë mesa asaj çfarë thuhet me atë çfarë shohim në realitet, nuk kemi resurse, dhe aftësi njerëzore, për ta aplikuar në tërësi. E para që ndikon janë politikat që janë ndjekur në raport me menaxhimin e mbetjeve. Mbetjet janë nomenklatura jo të këndshme, por në vehte janë burim, me idenë që të jetë një makroekonomi. Këtu te ne nuk shihet mbetjes si një pasuri, si një aset, por si një problem që duam ta zgjidhim, dhe halli që jemi sot, është si pasojë e gjendjes higjeniko-sanitaree qyteteve që i shohim sot”.
Për ekspertin e mjedisit, më esesnciale është zgjidhja e problemit të venddepozitimeve të mbetjeve që vazhdojnë të digjen.
“Nuk di të them nëse do të ketë efektivitet, por ka ardhur momenti kur kupa është mbushur. Fakti që ne shohim ende venddepozitime të mbetjeve si në Laç, Fier, Lushnjë, etj, që digjen në mjedis të hapur, është problem më thelbësor, sesa trajtimi i estetikës se ku do të depozitohen mbetjet.
Gjoka, tha në këtë komunikim se Shqipëria depoziton 900 mijë ton mbetje në vit, dhe vetëm gjysma depozitohen në lanfille përkatëse,.
“Në vitin 2020, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, raportoi që kemi 900 mijë tonë mbetje përgjatë një viti, ku 1/3 është gjeneruar vetëm në Tiranë. 50 përqind e kësaj sasie ka arritur të depozitohen në lanfille, kurse gjysma tjetër është depozituar në venddepozitime ilegale, të cilat shkaktojnë ndotje, në ajër dhe biodiversitet”.



