Rama-Bashës: PD-në ta falën si lodër, po e shkatërron por nuk do të kesh tjetër

Rama-Bashës: PD-në ta falën si lodër, po e shkatërron por nuk do të kesh tjetër

Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës për korrupsion në vlerën 400 milionë euro nëpërmjet tre inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve. Rama tha se kreu i PD-së hedh shifra në ajër, pa bërë asnjë verifikim më parë.

“Është investim me makineri të ardhura nga një vend i ekselencës në Europë. Për ato 4 milionë euro që vjen dhe akuzon, shko pyet Bujar Leskaj, pyet në KLSH e ka certifikuar atë procedurë apo jo.

4 milionë euro janë të paguara sipas kontratës. Ju jeni të gatshëm t’i lini shqiptarët me plehra që ju digjen nëpër lumnej. Ne ju themi siç shpëtoi Elbasani, do të shpëtojë edhe Fieri. I gjithë angazhimi i qeverisë shqiptare për impiantet në vlerë financiare është shumë më pak sesa ju akuzoni”, tha ai.

Rama tha se Basha ka trashëguar një parti për të cilën nuk di si funksionon.

“Ti ke një lodër që ta kanë falur, nuk ia di funksionin. Ti do ta shkatërrosh, do të kërkosh lodër tjetër, por lodër tjetër për ty nuk do të ketë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy