Neza: Komisionit të PS i mungon morali, s’do funksionojë. Lufta ndaj korrupsionit detyrë e qeverisë (VIDEO)

Neza: Komisionit të PS i mungon morali, s’do funksionojë. Lufta ndaj korrupsionit detyrë e qeverisë (VIDEO)

Analisti Sami Neza tha në MCN Live se nuk e di sa efektiv do jetë komisioni i posaçëm anti-korrupsion pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ai vuri në dukje se është mit ideja që korrupsioni luftohet vetëm nga SPAK, duke theksuar se lufta ndaj korrupsionit është detyrë e administratës, qeverisë dhe institucioneve të pavarura.

Neza shtoi se parandalimi i korrupsionit e bën të suksesshme luftën ndaj korrupsionit, dhe për sa kohë qeveria s’e kryen një funksion të tillë është “e paaftë”.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"S’e di sa efektiv do jetë komisioni pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse ky komision synon të tejkalojë mazhorancën, apo pushtetin. Opozita për arsye shumë të drejta, e ka bojkotuar, ka vendosur të mos marrë pjesë në komision. Është krijuar ideja sikur lufta ndaj korrupsionit, ekzekutohet vetëm nga institucionet e drejtësisë. Ky është një mit. Që të vihet gishti vetëm mbi SPAK-un. Por në fakt korrupsioni s’është punë e SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë, këto janë momenti i fundit i kontaktit. Lufta ndaj korrupsionit është detyrë e administratës, qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Parandalimi i korrupsionit e bën të suksesshme luftën ndaj korrupsionit. Për sa kohë këtë punë s’e kryen qeveria do të thotë që ajo është e paaftë për ta bërë këtë gjë. Për sa kohë që qeveria ngre duart lart, tregon që qeveria s’është në gjendje të vërë në punë aktet ligjore, nënligjore, udhëzime, rregulla, strategji që kanë të bëjnë me këtë luftë. Në përgjithësi korrupsioni luftohet atje ku ndodh. Ku ndodh? Atje ku ka para publike, buxhet publik

Që në çastet e para komisionit i mungon morali, dhe duke i munguar morali, do jetë jo funksional. PS duhet të tërhiqej nga disa iniciativa. Të thoshte se do mbyllë agjencinë e investimeve, të anulojë disa ligje, si ai për investitorët strategjike. Ka kaluar një ligj tjetër që u lejon klientëve të qeverisë të tjetërsojnë pasuri publike, pa garë, pa respektimin e disa procedurave. PS-së i ka munguar vullneti së paku për t’i dhënë moral procesit. Opozita ka bërë mirë që s’është përfshirë në një komision të tillë. Ai ka për qëllim vetëm t’i djegë betejën anti-korrupsion opozitës në zgjedhjet e ardhshme. ”.

Duke folur mbi opozitën dhe pozicionin e saj në raport me Komisionin Antikorrupsion, ai tha:

“Vendimi që ka marrë grupi parlamentar i PD s’ka lënë hapësira mbi mundësinë e ndryshimit të këtij vendimi në një kohë të shpejtë. Vetëm nëse pozicioni i mazhorancës ndryshon, pra me ato aspekte, me dhënien e një morali për këtij komision, dhe vendimmarrje konkrete të qeverisë në raport me luftën ndaj korrupsionin, dhe anulimin e disa vendimeve të saj për ato që opozita dhe organizatat ndërkombëtare kanë evidentuar ku luhet korrupsioni”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy