Sejamini: Me çështjen “Mcgonigal” është përmirësuar imazhi i Berishës, PD duhet të veshë kostumin e të takojë ambasadorët

Sejamini: Me çështjen “Mcgonigal” është përmirësuar imazhi i Berishës, PD duhet të veshë kostumin e të takojë ambasadorët

Për analistin Neritan Sejamini opozita në vend që të ‘veshë rrobën ushtarake” duhet të veshë kostumin dhe të takojë ambasadorët.

I ftuar në emisionit “ Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se me çështjen e Mcgonigal është përmirësuar imazhi i Berishës dhe se pozita e Ramës përballë të huajve është zbehur.

Berisha ndihet i shpaguar për atë që ka pretenduar, që ndaj tij ka pasur lojë të pandershme. Opozita e percepton si mundësi. Një nga problemet që ka pasur PD nuk ka punuar me anëtarët këto 8 vit. Janë në presion e militantëve. Kompenson mungesën e një veprimi konkret me fjalë të mëdha.

Me Mcgonigal është përmirësuar imazhi i Berishës. Një pjesë e të huajve ndihet në vështirësi. Si ndihet ambasadori britanik? Pozita e Ramës me të huaj është zbehur.

Sot PD-ja në vend që të veshi rrobën e ushtarake, duhet të veshë kostumin dhe të takojë ambasadorët, ambasadorin britanik, gjerman.

Opozita duhet të na flasë qytetarëve. Jemi të lodhur duke dëgjuar: Rama, Rama!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy