Aksi nacional Librazhd–Qaf Thanë, në zonën e Dragostunjës, ende nuk është hapur totalisht pas rënies së një masivi shkëmbor. Automjetet e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur të shkëmbehen, ndërsa rreziku i rrëshqitjes së gurëve të tjerë mbetet i pranishëm.



