Kryeministri prezanton 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale

Kryeministri prezanton 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke prezantuar masat e Paketës së Rezistencës Sociale.

Ai thotë se 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, tregohet se edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira.

“Qeveria nuk i lë vetëm ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensohen me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

-Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

-Pensionistë të invaliditetit

-Pensionistë që jetojnë vetëm

-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

-Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 - Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 - Afrohen dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e taksës mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6- Afrohet me dy muaj përpara edhe futja në fuqi e ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 - Shtohet me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimi i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Mund të jetë një imazh i teksti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy