Bujar Nishani trajtohet në spital për pneumoni, Skëndaj tregon gjendjen e ish-Presidentit 

Bujar Nishani trajtohet në spital për pneumoni, Skëndaj tregon gjendjen e ish-Presidentit 

Që prej ditës së djeshme, ish-Presidenti Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohet për pneomoni, e shkaktuar nga Covid-19.

Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije në edicionin e lajmeve në MCN TV se gjendja e ish-kreut të shtetit konsiderohet e mesme e moderuar, ku ai po qëndron në pavion dhe jo reanimacion.

Gjendja e tij konsiderohet e mesme e moderuar. Ish-presidenti ndodhet në pavion, nuk është dërguar në reanimacion. Po trajtohet. Ka vështirësi në frymëmarrje. Ajo që s’dihet ku është trajtuar presidenti gjatë Covid-it. Nuk rezulton të jetë shtruar në Covid-1. Ne nuk e dimë si ka qenë në shtëpi, a është trajtuar me oksigjen. Po trajtohet në penumoni bilaterale që është tipike e shkaktuar nga Covid. Ka rënie të oksigjenit. Po trajtohet me 6-7 litra oksigjen. Konsiderohet një situatë qëndrueshme, për momentin s’ka nevojë për terapi intensive”.

Duke folur mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë Skëndaj tha se nuk po përballemi më me një pandemi, pasi vdekjet kanë rënë poshtë shifrës së një gripi normal.

Të dhënat tregojnë që kush është imunizuar në mënyrë natyrore s’ka nevojë për vaksinë. Masat ekzistojnë vetëm në kokën e Komitetit Teknik. Shqipëria s’është nën pandemi. Kemi 6 persona të shtruar, asnjëri prej tyre s’është poshtë moshës 65 vjeç. S’kemi pandemi. Vdekjet kanë rënë poshtë shifrës së një gripi normal. Te Sanatoriumi ka më pak se 10 të shtruar. Problematika post-Covid ke te të gjitha patologjitë. Probleme të zemrës, nuhatjes, të shijes, që janë shkaktuar nga Covid-i. Te shfaqja e diabetit, ku pas kalimit të Covid-it janë kthyer në diabetik. Një nga problemet e mëdha është harresa momentale. Sipas ekspertëve problematikat post-Covid do t’i shohim pas një dekade”.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy