VIDEO/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Durrës

VIDEO/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është zhvendosur këtë të premte në lagjen numër 11 të qytetit të Durrësit. Ndërsa është rrethuar perimetri, në terren kanë qenë të pranishëm, drejtues dhe efektivë të IMTV, të Policisë Bashkiake dhe strukturave mbështetëse.

Aksioni i paralajmëruar më herët nga Bashkia Durrës nuk ka hasur në kundërshti nga subjektet e prekura, të cilët kanë filluar të heqin vullnetarisht përpara ditës së sotme materialet. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa.

Nga këto subjekte nuk ka pasur kundërshtime apo përplasje, duke konfirmuar se i është bërë paraprakisht edhe njoftimi zyrtar përkatës.

Pas njoftimit nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për zhvillimin e një aksioni për lirimin e hapësirave publike fillimisht në lagjen numër 17, në lokalet në afërsi të Stacionit të Trenit dhe më pas në lagjen numër 11, në dy anët e rrugës, në afërsi të Mauzeleumit të Dëshmorëve, bizneset nisën nga puna për heqjen e materialeve, vullnetarisht.

Për vitin 2022 nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës nuk është bërë ngarkesa e taksës së Zënies së Hapësirës Publike për këto subjekte.

Ndërsa, referuar të dhënave të Open Data fituesi i tenderit me vlerë 62,490,403 lekë është shpallur. Bëhet fjalë për Liqeni VII SHA & Ndregjoni SHPK.

Kohëzgjatja për rikonstruksionin e këtyre dy lulishteve pranë Stacionit të Trenit dhe Mauzeleumit të Dëshmorëve pritet të përmbyllet brenda 70 ditëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy