
41 turistë polakë dyshohet se u helmuan nga ushqimi që iu është shërbyer në një anije turistike në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas policisë së Vlorës, helmimi ka ardhur nga ushqimi përgjatë udhëtimit të tyre nga Shëngjini në Vlorë por edhe nga gadishulli Karaburunit në qytet. Vijojnë hetimet për këtë ngjarje edhe pas ekspertizës që do të bëj Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në anijen që kanë udhëtuar turistët.
Turistët janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës me të vjella dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mes tyre janë edhe 7 fëmijë të cilët po trajtohen në pediatri.
Siç njofton korrespodenti i MCN tv nga Vlora, sot gjendja shëndetësore e fëmijëve në urgjencë është stabilizuar. Me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore, ende të brishtë.
Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.
Ndërsa pjesa do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.
41 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Vlorës me probleme të shëndetit, 25 në gjendje më të përkeqësuar kanë marr ndihmën në spital, ndërsa 7 te tjerë në pediatri.
Udhëtimi i turistëve polak ka nisur prej mëngjesit nga Shkodra më pas në Shëngjin dhe nga Vlora në Sazan-Karaburun kanë zhvilluar udhëtim turistik me anije.



