
E njohur si perime e stinës, lakra njihet për vlerat ushqyese dhe kalorazhin e ulët. Lakra përmban fosfor, kalcium, kalium, hekuri, zink dhe magnez. Gjithashtu, ajo është e pasur me vitaminat C, A, B1, B2, PP dhe K.
Nutricionistët këshillojnë që lakra të mos përpunohet shumë, pasi kjo ia zvogëlon vlerat ushqimore. Ata e këshillojnë konsumin e saj për persona që kanë probleme me zorrët, kapsllëk, ulçera në stomak, bronshit, dermatozë, ethe, plagë të ndryshme etj.



