Vizioni për Shqipërinë, vend eksportues i energjisë në rajon shënoi sot një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së tij.
Kësisoj kryeministri Rama dhe ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz, për deversifikimin e tregut të gazit.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit -Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Nga ana e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se me SHBA-të po nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi për furnizimin me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti i furnizimit me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, ka tërhequr dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë e saj.
Një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme e strategjike, gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar termocentralit të Vlorës, të pjesës së gazifikuese të portit lundrues që do ndërtohet në Vlorë e një hapi të madh ta kthejmë këtë projekt nga lokal në rajonal.
Ky fakt është dukur qartazi në javët e fundit pasi ne kemi publikuar përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut e Kosova për t’u bërë pjesë e këtij projekti duke e kthyer në projekt të rëndësishëm rajonal”.
Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.



