
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi në fjalimin e tij para deputetëve të parlamentit izraelit, të transmetuar gjithashtu në rrugët në Tel Aviv, se Izraeli “duhet të bëjë një zgjedhje”.
Jam i sigurt se ju e ndjeni dhimbjen tonë, por a mund të shpjegoni pse ende ju kërkojmë ndihmë?
Më pas ai pyeti pse Izraeli ende nuk e ka furnizuar Ukrainën me armë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetit, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që na bën ne ukrainas.



