
Një djalë i ri është gjetur i mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në liqenin e Farkës në Tiranë.
Bazuar në të dhënat paraprake policia bën të ditur se në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



