Izraeli ndalon lirimin e të burgosurve: Fund poshtërimit të pengjeve

Izraeli ndalon lirimin e të burgosurve: Fund poshtërimit të pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se lirimi i të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës do të shtyhet derisa Hamasi të përfundojë ceremonitë poshtëruese që mban gjatë dorëzimit të pengjeve izraelitë.

“Është vendosur që të shtyhet lirimi i terroristëve të planifikuar derisa të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës pa ceremoni poshtëruese”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë, duke iu referuar lirimeve të pengjeve izraelite të organizuara dhe transmetuara nga lëvizja islamike në enklavën palestineze.

Gjashtë pengjet e fundit të gjallë nga faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit u liruan të shtunën, dy në një skenë të ngritur nga Hamasi në Rafah, tre në një tjetër në Nuseirat dhe një iu dorëzua Kryqit të Kuq.

Kur 22-vjeçari Omr Shem Tov doli në skenë, një kameraman i Hamasit i tha atij të puthte kokat e dy militantëve të armatosur, të mbuluar dhe ai e bëri këtë.

Mediat izraelite theksuan se ai nuk mund të bënte ndryshe pasi ishte një urdhër nga terroristët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy