Vrasje e dyfishtë në Krujë. Viktimat janë dy vëllezër nga fshati Gramëz. Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie nga Durrësi si dhe FNSH e Tiranës dhe po bëjnë krehjen e zonës.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë
Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSH e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



