
Gazetari Basir Çollaku deklaroi në MCN Live se mosmarrëveshjet apo pakënaqësitë e vogla mes Berishës dhe Metës janë sheshuar, ndërsa vë në dukje se PS-ja nuk është e qetë, por e shqetësuar.
Çollaku thotë se sondazhet nuk janë optimiste për Erion Veliajn, të cilin e konsideron si kandidatin më të dobët që mund të nxjerrë PS. Sipas gazetarit PS ka një krizë të brendshme që nuk ka shpërthyer, dhe nuk janë të unifikuar në betejën për Tiranën.
Çmoj se i kanë sheshuar më herët me strukturat dhe lidershipit mosmarrëveshjet e mundshme. Nëse përballë ke një kundërshtar për ta mundur duhet të pakësosh ato krisjet apo çarjet. Edhe nëse ka sot, edhe ato pakënaqësi të vogla apo mosmarrveshjje, çmoj se do sheshohn rrugës, edhe energjia opozitare s’do ketë më hapësira për t’u marrë me probleme të brendshme. Nuk e vërej që mazhoranca, PS është e relaksuar, është e qetë, e pashqetësuar. Kjo është me veprimet që po kryen. Përpjekjet për të mbajtur afër një pjesë të opozitës, me marrëveshje, me qoka politike. Përpjekja tjetër e ligjit të dosjeve është me objeksion të hapur ndaj z.Meta, sepse dosjet kanë qenë të hapura. Janë aksione konkrete për të pakësuar mbështetjen dhe për të harxhuar energji të tjera këto parti.
Sondazhet nuk e nxjerrin mirë PS-në dhe kandidatin e saj, sidomos në Tiranë, ku pritet të jetë beteja më e ashpër. Duke parë edhe sjelljen agresive të kryebashkiakut. Propaganda, përpjekjet për të rritur punësime të reja dhe tendenca është për të marrë përtej elektoratit, janë përpjekje edhe për të kapur zgjedhjet edhe sepse numrat nuk u rakordojnë. S’është hera e parë që PL, apo LSI dhe PD kanë qeverisur bashkë. S’ka pasur krisje në qeverisjen e tyre, Berisha dhe Meta ia kanë dalë të menaxhojnë burimet njerëzore në qeverisjen e përbashkët. Nuk kanë mbërritur në tryezë për t’u zënë por për të firmos dakordësinë, për t’ia lënë kohës rritjen e numrave, të mbështetjes. Z. Veliaj kërkon një mandate të tretë në Tiranë. Nuk e shoh që rezultatet e kryebashkiakut të jenë aq optimiste. PS ka probleme të brendshme. Ka një krizë në PS që s’ka shpërthyer. Ka shumë aktorë të brendshëm që s’janë të unifikuar në betejën në Tiranë, kjo s’mund të fshihet. S’ka kandidat më të dobët për Tiranën se sa Erion Veliaj. Tirana po shndërrohet çdo ditë e më tepër në një qytet të pabanueshëm. Inceneratorët, ky zotëria duhet të ishte i pandehur. Si mund të çosh një të pandehur kandidat për bashkinë e Tiranës”.
Çollaku tha se ka shumë të majtë të cilët nuk do ta votojnë Partinë Socialiste në këto zgjedhje.
Ata kanë rënë dakord për kandidat të përbashkët përballë mazhorancës, se pse duhet të gjejmë sekrete në horizont?! Përveç votuesve, anëtarëve të partive që do jenë në koalicion, apo pjesa tjetër që pretendon ndryshe në PD, s’janë të vetmit opozitar, unë njoh shumë të majtë që s’do ta votojnë PS-në. Ka fashë gri, dhe nuk mendoj që këta mund t’i blesh me vend pune, zarfa dhe banditë. Gjelbërimi gri është betoni në Tiranë. Shqiptarët kanë nevojë të qeverisen ndryshe”.



