Rama, një thumb për LSI-në:  25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kush numëron natën sa ka fituar nga rrjepja e shtetit

Rama, një thumb për LSI-në: 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kush numëron natën sa ka fituar nga rrjepja e shtetit

Në fjalën e tij në Parlament si kryetar i qeverisë së re, kryeministri Rama theksoi se në mandatin e dytë, Partia Socialiste do të qeverisë si forca e shembullit dhe jo me shembullin e forcës. Rama pranoi gabimet e qeverisjes së shkuar dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim me opozitën në të mirë të vendit.

Pjesë nga fjala e Ramës

Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona në aktivitetin parlamentar të 4 viteve të shkuara. Jemi të vetëdijshëm për barrën e shtuar të këtij mandati të ri. Ne do të synojmë të jemi forca e shmebullit, jo shembulli i forcës.

Është shumë më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Ne vijmë me vullnetin e mirë për ta bërë ndryshimin e kërkuar, duke e nisur nga vetja. Ky vit kur konflikti dhe mirëkuptimi mes nesh kulmuan brenda një harku të shkurtër kohe na ka dhënë një mësim të rëndësishëm. Ne kemi kuptuar se e kishim gabim kur mendonim se durimi me këtë opozitë që kemi nuk ia vlen. Kemi gjykuar gabim kur çdo sulm të opozitës e kemi neglizhuar për shkak të shëmtisë së dukjes, pa e analizuar.

Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk jemi këtu për të luftuar me ju, por me politikat tuaja.

25 qershori provoi edhe një herë, edhe më qartë, se në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit apo kush numëron natën sa ka fituar nga zhdëpja e shtetit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy