Gazetari Xhevahir Zhabina tha në emisionin “Fact Check” se dosja ndaj Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë është një nga më të kopsiturat e SPAK, sa i përket akuzave për korrupsion. Ai vë në dukje se personi që është kthyer në bashkëpunëtore e drejtësisë ka kaluar gjithë paratë në duart e saj.
“Është një nga dosjet më të kopsitura që kam lexuar sa i përket akuzës së korrupsionit. Megjithatë do jetë gjykata që do vendosë nëse provat vlejnë apo jo, por duke marrë parasysh sjelljen gjatë vendosjen e masave të sigurisë, që kërkoi të hetohen si grup të strukturuar kriminal, çka tregon që provat për një nga gjyqtarët që e kanë parë dosjen, thotë që akuzat janë më tepër nga çfarë ka sjellë prokuroria.
Është shumë e rëndësishme zonja që është bashkëpunëtore e drejtësisë, është personi që ka kaluar gjithë paratë në duart e saj”
Avokati Ledjo Braho tha se Prokuroria ka provuar edhe paratë e derdhura cash në bankë dhe prerjen e tyre.
“Nga ç’kam lexuar nga mediat ka një bashkëpunëtore drejtësie. Në Shqipëri janë dënuar me shumë më pak prova. S’e di të them a do arrijnë të provojnë pjesën e korrupsionit, por kam përshtypjen që është një proces që do zgjasë shumë. Shumica e proceseve gjyqësore me shumë palë, kështu shkojnë.
Prokuroria kishte provuar edhe lekët e derdhura cash në bankë, edhe prerjen e tyre, dhe kishte shumë prerje 500 euroshe”.



