Jakaj: S’ka aktualitet më të madh se përfshirja e adoleshentëve në rrugë të keqe, domosdoshmëri një shkollë riedukimi

Jakaj: S’ka aktualitet më të madh se përfshirja e adoleshentëve në rrugë të keqe, domosdoshmëri një shkollë riedukimi

Xhoi Jakaj ish drejtoresha e Burgut të grave e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka ngritur zërin për shkollat e riedukimit për të cilën u shpreh se është një institucion shumë i domosdoshëm.

Ajo tha se aktualisht në vendin tonë ka vetëm një institucion të tillë riedukimi që është në Kavajë, por që nuk është i mjaftueshëm.

Sipas saj, prindërit duhet ti kushtojnë më tepër kohë fëmijëve të tyre adoleshentë pasi është dhe mosha më delikate, ndërsa theksoi se janë pikërisht prindërit ata që nuk i pranojnë dot lehtë problemet e  fëmijëve të tyre më pas.

Është temë interesante dhe shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Unë kam drejtuar për një periudhë kohe burgun e grave në Ali Dem por ka dhe institucione ku kryejnë dënimet penale fëmijë të mitur. Ka dhe në Lezhë një sektor që ka të burgosur dhe paraburgosur nga të gjitha moshat, por ne e dimë se në të gjithë botën adoleshenti duhet të trajtohet me njëlloj dashurie për të pasur ai një benefit për shoqërinë.

Shihja rebelizëm te adoleshentët si te fëmijët e mi ashtu dhe te nxënësit dhe nisa librin tim si apostulat që fëmijët mos të shkonin deri te vepra penale, por ja u përfshi në këtë vepër mori një dënim që është e logjikshme për atë që ke kryer, por historikisht institucionet e vuajtjes së dënimit nuk i rehabilitojnë të dënuarit pavarësisht se ka një numër sociologësh dhe psikologësh.

Munden ata ta riedukojnë një adoleshent mes një shoqërie që ka kryer krime monstruoze, absolutisht që ai nuk mund të rehabilitohet në ato ambiente por dhe nëse ka tentativa nuk të lënë shokët e dhomës dhe ambientit për tu rehabilituar. Këta adoleshentë transformojnë identitetin e tyre.

Jakaj më tej i ka bërë thirrje ministrit të drejtësisë që të ngrenë institucion mirfilli riedukimi, një formë shkolle që këta adoleshentë të ruhen me punonjës policie por të ketë rrobaqepës punishte, të ketë fermë ku të kultivojnë perime, të rinjtë ti bësh të dobishëm dhe duke qenë në habitatin e tyre kanë mësuesin, psikologun, sociologun dhe rroba e policisë bëhet më e butë për ta sepse adoleshentët vetëm me arsim dhe punësim mund ti edukosh dhe jo me dhunë.

Fajtor janë dhe prindërit për fëmijët e tyre dhe në fund pasojat i vuan vetë prindëri, shoqëria, shkolla, komuniteti. Një shkollë riedukimi është gjëja më e rëndësishme në Shqipëri, ka pasur 24 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri, shumë për një vend kaq të vogël.

Është e domosdoshme një spital burgu ku të ketë marrëveshje mes ministrisë së drejtësisë dhe shëndetësisë dhe një shkollë riedukimi mes ministrisë arsimit dhe asaj të drejtësisë. Të sëmurët mendor nuk mund të kryejnë dënimin me njerëz normal. 

Tre janë shkallët kryesore, shkollë riedukimi, prindërit të jenë më të kujdesshëm me fëmijët në adoleshencë tu kushtojnë më shumë kohë atyre dhe e treta e tërë shoqëria duhet të kenë një qasje ndryshe ndaj adoleshentit, shkolla, psikologët. Ka shumë adoleshentë që po marrin rrugën e gabuar. S’ka aktualitet më të madh se sa këta të rinjtë që janë duke u përfshirë në një rrugë të keqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy