Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.
Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Mustafa u emërua në postin e drejtorit të OSHEE-së pas marrëveshjes Rama-Basha, në kuadër të disa ndryshimeve në qeveri dhe në drejtori të ndryshme, si një masë për të parandaluar ndikimin në zgjedhje, që pretendohej nga PD-ja.



