Padia për listat e mbyllura/ Shabani: Shkelet barazia në zgjedhje dhe diskriminohen votuesit (VIDEO)

Padia për listat e mbyllura/ Shabani: Shkelet barazia në zgjedhje dhe diskriminohen votuesit (VIDEO)

Nisma Thurje në bashkërendim me Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” dorëzuan sot Gjykatën Kushtetuese padinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV kreu i Nismës Thurje Endri Shabani tha që Kodi Zgjedhor shkel barazinë në zgjedhje, krijon pabarazi dhe diskriminim të votuesve. Shabani shpreh besimin që GJK do rrëzojë ndryshimet pasi sipas tij ato janë haptazi në shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha instrumentet ta pezullojë, ta shqyrtojë, dhe ta gjykojë para datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë pas 7 muajsh ose më shumë. Ne si zgjedhës duhet të kemi peshën për të vendosur kush do na përfaqësojë në Parlament. Kush janë problemet? Votuesi shkon të votojë për një kandidat te lista e hapur dhe s’bëhet ai deputet, por ai që ka vendosur kryetari te lista e mbyllur. Shkelet barazia e votës, kemi të bëjmë me një koncept që është barazia juridike, një e drejtë që është e fituar s’mund të merret nga shteti. Qytetarëve po u kufizohet e drejta për të zgjedhur kush do shkojë në Parlament, dhe kjo e drejtë i lihet Ramës dhe Berishës. Këta pasi kanë mbyllur partitë e veta dhe ua imponojnë edhe Nismës Thurje. Shkelin edhe barazinë në zgjedhje. Subjekte të cilat kanë më pak se 43 deputetë, praktikisht i kanë listat 100 për qind të mbyllura. Subjektet që marrim më shumë se 43 deputetë aktivizojnë mekanizmin e listave të hapura.  Kjo krijon një garë të pabarabartë, sepse kur kandidatët garojnë në listat e hapura, është një instrument si mund të fuqizohet partia. Krijon pabarazi dhe diskriminim të votuesve, pasi vetëm votuesit e partisë mbi 43 deputetë e kanë këtë të drejtë. Godet edhe pluralizmin, pasi kanë hapur 1/3 e listës, pasi edhe në kushte ideale, 3 parti mund të hyjnë me lista të hapura. Në momentin që Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet që u votuan nga Parlamenti, ligjërisht ato janë nul, do hyjmë me kodin që kemi patur dhe pa herës. Pastaj a do mblidhen sërish ata për të futur një ligj tjetër, ky është një tjetër diskutim. Ky ligj bie haptazi ndesh me Kushtetutën”.

I pyetur nëse po negociohet për një koalicion me Shqipëria Bëhet, apo forca të tjera të reja, Shabani shprehet:

S’ka negociatë, ka bashkërendim aktivitetesh. Në bindjen time sot ndarja është midis të rinjve dhe një grupi të vogël njerëzish që në 1990 kanë kapur pozicione të caktuara dhe nuk duan t’i lëshojnë. Ndarja është mes një brezi të ri dhe një grushti të vogël njerëzish që e kanë kapur për fyti shoqërinë. Të gjithë të rinjtë që s’kanë qenë pjesë e partive të mëdha duhet të jenë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy