Ndeshja Shqipëri-Angli, Hajdini: Pritshmëritë janë të mëdha, rivalët duhet të na vlerësojnë mirë

Ndeshja Shqipëri-Angli, Hajdini: Pritshmëritë janë të mëdha, rivalët duhet të na vlerësojnë mirë

Pak orë na ndajnë nga përballja Shqipëri-Angli, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të katarit 2022. Në orën 18:00, të dy skuadrat do të përballen në Air Albania. Ndeshja do të luhet pa spektatorë për shkak të masave anti-Covid.

Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari i sportit, Edi Hajdini, tha se surprizë është fakti se trajneri Edi Reja do nuk do të aplikojë skemën 3-5-2.

Surpriza e parë e Rejas është nuk do të luajë me skemën 3-5-2, por do të kthehet në skemën me 5 lojtarë. Kjo edhe për shkak të cilësive që ka kundërshtari.  Surpriza do të ketë edhe në mesin e fushës. Armando Broja do të jetë surpriza më e madhe. Është lojtar i rritur te Chelsea dhe e njeh mirë rivalin britanik.

Një përballje që pritet të jetë jo e lehtë për Kombëtaren, ajo e sotmja në “Air Albania” për gazetarin Hajdini mund të sjellë edhe surpriza. Objektiv për Kombëtaren, përballë një skuadre të fortë si Anglia, sipas Hajdinit, mbetet marrja e një pike.  

Anglia duhet ta vlerësojë mirë Shqipërinë. Kemi qenë pak skeptikë përballë këtij kundërshtari, por Anglia duhet të bëhet gati për përballjen. Ne jemi ndeshur katër herë të tjera me Anglinë. Në katër të tilla kemi shënuar 1 gol dhe kemi pësuar 12. Anglia në këtë fazë deri tani në 22 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. Është skuadër e fortë, që nuk toleron dhe kërkon të dalë e para. Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur. Problem do të jetë vetëm që nuk do të jenë tifozët aty. Pritshmëritë janë të mëdha për të marrë të paktën një pikë. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy