Policia e Fierit ka arrestuar një 59-vjeçar me iniciale G.J,., pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. Xh., 29 vjeç, banues në Fiershegan, pasi ka vjedhur produkte ushqimore, në banesën e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 30 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. Gj., 36 vjeç, banues në Libofshë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi (vëllait i tij);
-G. J., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.



