
Inteligjenca artificiale ka mësuar të njohë puthjet në filma, duke filluar nga ato të inkuadruara në sekuenca shumë të shpejta, rreth 10-20 sekonda. Nuk është thjesht një kuriozite, por prova kryesore për ta përdorur sistemin në aplikacione të ndryshme, në video-vëzhgimet për të analizuar me shpejtësi videot, për makina pa pilot, për të fuqizuar kamerat e tyre që ato të mund ta njohin më mirë mjedisin rrethues.
Rezultati, i publikuar në faqen e internetit Arxiv dhe i botuar nga revista "Technology Review" e MIT, është punë ë studiuesit Amir Ziai, i cili në kohën e hulumtimit ishte student në Universitetin Amerikan të Stanfordit dhe tani punon në Netflix.
Për të trajnuar algoritmin e mësimit të makinës, Ziai përzgjodhi 100 filma, në të cilët ka skena puthjesh të gjata 10-20 sekonda. Pastaj ka nxjerrë imazhe dhe audio për çdo sekondë të secilës skenë dhe i ka përdorur për të trajnuar sistemin. /Sipas Ansa/



