KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri është konfirmuar në detyrë nga KPA. Vendimi i KPA rrëzon KPK që e shkarkoi nga detyra pasi i gjeti probleme me pasuritë.

Kujtojmë se në përfundim të hetimit administrativ për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, problemet u hasën tek pasuria.

Nga KPK, Gurit ju gjetën probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy