Ministri i Brendshëm shfrytëzoi inagurimin e ambienteve të reja në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të mbajtur një pozicion rreth skandalit të tenderit me uniformat e policisë. Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë tender. Në hetim janë edhe disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë qenë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë shpall fitues kompanin shqiptaro turke Marsi & AL” dhe “Yakupoglu Tekstil”. Nga ana tjetër, prokuroria ka sekuestruar në Ministrinë e Brendshme të gjithë praktikën e ndjekur nga komisioni i vlerësimit të ofertave, që në përcaktimin e kritereve, hapjen e ofertës dhe pranimit të aplikantëve e deri te shpallja e fituesit të tenderit me vlerë rreth 1 mln euro. Kjo shumë, ishte parashikuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për dizajnimin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniformave të ndryshme të policisë. Këto uniforma, sipas kompanisë do të prodhoheshin në turqi dhe më pas do të silleshin në Shqipëri. Por nga hetimet paraprake në Doganë, rezulton që këto uniforma nuk kanë hyrë në Shqipëri pasi mungon ndonjë faturë doganore e saj, çka hedh dyshime se ata janë prodhuar në shqipëri ose kanë hyrë kontrabandë. I pyetur për këtë çeshtje ministri Tahiri tha se “Kam përshtypjen që në informacionin e mediave që kam marrë, duhet të rezervohem të flas. Unë jam informuar nga policia që është një kallëzim i Policisë së Shtetit. Dhe kjo është shenjë e vullnetit tonë për të respektuar standardet. Në të kaluarën, një tender uniformash do kalonte pa u ndier, edhe me pikëpyetje të forta korruptive, siç ka ndodhur. Sot ne nuk pajtohemi me këtë realitet. Policia e Shtetit porositi disa uniforma, të cilat erdhën jashtë standardeve siç, me sa duket dhe me sa jam informuar nga Policia. Policia ndërpreu kontratën, policia nuk pranoi të merrte në dorëzim uniformat. Policia bëri kallëzim në Prokurori. Shembull më të mirë të përkushtimit për të respektuar ligjin dhe për t’u shërbyer punonjësve të policisë që të kenë uniforma të denja, unë nuk di që të ketë”.
