Gazetari Artan Hoxha për marrjen të pandehur të krybashkiakut të Tiranës, thotë se praktikisht Erion Veliaj nuk u përfshi në ato që janë skandale që do përfshinin edhe qeverinë edhe korrupsionin në qeveri, por është marrë i pandehur për histori korrupsioni personale, familjare, private.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se SPAK i shpëtoi hetimeve për inceneratorin dhe për dosjen “5D”.
Nuk e kuptoj pse duhet të zgjaten hetimet dhe tre muaj. Sot është shtuar dhe një emër i ri te dosja e Veliajt, një biznesmen që i dha ambientet te Sky Tower, ku u bënë dhe kontrollet për të gjetur dokumentacion, por aty u gjet një sasi parash.
Fakti që ai kontroll nuk ka rezultuar një kontroll rutinë por është dokumentuar dhe akuza ndaj një biznesmeni tjetër, tregon se ai kontroll ka qenë i vlefshëm. Hetimit i është shtuar dhe një biznesmen që i ka dhënë ambientet për përdorim Ajola Xoxës.
Kjo është një gjë e re që mësuam. Akuzat janë korrupsion, mosdeklarim pasurish dhe fshehje të ardhurash. Të gjitha këto janë komunikuar. Veliaj nuk do shkoj, Ajola Xoxës do i komunikohet sot, biznesmenit Lika do i komunikohet sot dhe hetimi është zgjatur dhe me tre muaj të tjerë.
Me rastin e Veliajt kemi dhe një problematikë tjetër, është kryetari i bashkisë dhe ne nuk e dimë nëse do të ketë zgjedhje të reja.
Bashkia më e madhe në vend që ka 1/3 e popullsisë në administrim nuk mund të vazhdojë të drejtohet në këtë mënyrë, ka një kryetar bashkie që qëndron në masë sigurie ekstreme, i janë shkarkuar të gjithë njerëzit që ai ka vënë dhe kemi një administratë të bashkisë e cila mundohet të funksionojë pa pasur kontakt me kryetarin e ligjshëm.
Ligji e ka të përcaktua qartë se bashkia komandohet nga kryetari i bashkisë dhe jo nga Kryeministri, kjo e bën të nevojshme që të zgjidhet sa më shpejt ky ngërç, edhe për të marrë zgjidhje drejtimi i bashkisë.
Opozita ka kërkuar që të hetohet për inceneratorin që nuk ekziston. Çështja që opinioni publik kërkonte për Veliaj, Veliaj e shmangu, SPAK nuk u morr me inceneratorin e Tiranës. Nuk u mor as me projektet e “5D”.
Praktikisht Erion Veliaj nuk u përfshi në ato që janë skandale që do përfshinin edhe qeverinë edhe korrupsionin në qeveri. Por është marrë i pandehur për histori korrupsioni personale, familjare, private.



