
Kur ka kanë kaluar dy vite që nga krijimi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, akoma nuk është e mundur që të bëhet një kontroll i saktë dhe i plotë për ata që aplikojnë. Pra, jepet përgjigje jo definitive. Arkivi ynë nuk ka në dorë të gjitha dosjet, deklaron kryetarja e Komisionit të Autoritetit, Gentiana Sula në një intervistë për TemaA TV.
Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë. Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive. Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato.
Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare. Ndërkohë sipas Sulës, numri i kërkesave ka ardhur në rritje, ndërsa shton se me prioritet trajtohen kërkesat nga institucionet e shtetit.
Kryetarja e komisionit Sula ngriti sërish shqetësimin se edhe gjendja e arkivës ku ndodhen informacionet që disponohen aktualisht nuk është e mirë. Sipas saj institucioni që ajo drejton ka nevojë për më shumë punonjës.



