Aktivisti i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, foli për debatin në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun, ku theksoi se qëndrimi i tij kundër oligarkisë ekonomike ishte i qartë dhe i pashmangshëm ndaj edhe u zhvillua me tone të larta.
Ndër të tjera, ai tha se vetëm kur ka dalë nga studio e emisionit ka parë popullaritetin e debatit, kjo sepse ajo që theksoi ai ishte censura në media.

“Nëse unë mendoj që diçka është e vërtetë e them. Ne kemi qëndrim të fortë kundër oligarkisë ekonomike në Shqipëri. Ishte e pashmangshme nisja e një debate mbi oligarkinë. Ky ishte qëndrimi im.
Drejtuesi I emisionit këmbëngulte dhe tema të mos ndryshonte dhe gjatë debatit disa herë kemi tentuar të shkojmë te pyetja, mirëpo se di për çfarë arsye Fevziu dëshironte të fliste ai dhe të kishte krahë të gjithë të tjerët. Ajo që kam vënë re që ai debat ka patur shumë popullaritet jo sepse u ankova për veten time, por ajo që doja të dilja për censurën në media.”



