Shantazhi në rrjetet sociale, Pulaha: Fëmijët të shqetësuar, postime të papërshtatshme (VIDEO)

Shantazhi në rrjetet sociale, Pulaha: Fëmijët të shqetësuar, postime të papërshtatshme (VIDEO)

Punonjësi social Klaudio Pulaha nga Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijë “Alo 116”, për rastin e Korçës ku dhjetëra vajza minorene janë denigruar dhe shantazhuar me postime në rrjetin social Instagram, thotë se janë njoftuar dy ditë më parë për këtë rast.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kjo adresë hapet dhe mbyllet dhe është e vështirë për gjurmimin e personave që fshihen pas.

Është duke u monitoruar, por aktualisht kjo adresë është e mbyllur. U sinjalizuam për një faqe që bënte postime të papërshtatshme, deri te nuditeti.

Fëmijët janë të shqetësuar, se ajo faqe publikohej për të shantazhuar. Kanë marrë të dhëna, ishte hapur një faqe.

Pas këtyre rasteve janë të fshehur persona në moshë madhore.

Një shqetësim është se jemi të painformuar për rrezikun e rrjeteve sociale dhe aktualisht po punojmë me prindërit.

Mbi 60% e rasteve të raportuara, e zë kategoria e gjuhës së urrejtjeve dhe shatazhimeve dhe grupmosha më e prekur është 15-17 vjeç.

Por ka edhe pedofilë dhe grabitqarë seksualë, por edhe prindërit duhet të jenë më vigjilentë.

Rrjeti social TikTok mban vendin e parë të rasteve të dhunës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy