Shkelje të rënda në DPT

Shkelje të rënda në DPT

Një rast tronditës është zbuluar këto ditë nga një shkresë zyrtare e firmosur nga Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri.

 

Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka rezultuar, pas një hetimi administrativ se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm.

 

Zyrtari në fjalë nuk është as më pak e as më shumë, por Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e teknologjive dhe Informacionit në DPT. Me një fjalë,  zyrtar kyç, pasi shumica e veprimtarisë në sistemin fiskal shqiptar bëhet online pra nëpërmjet teknologjisë së informacionit.

 

Pasi verifikuam në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Administratës Publike, zbuluam se zyrtari në fjalë është Enian Sina, i cili nuk plotëson asnje kriter për të punuar në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit për teknologjinë.

 

Siç bën të ditur shkresa e Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për tu emëruar në këtë pozicion, duhet të kenë diplomë të nivelit të dytë - DND ose Diplomë e integruar e nivelit të dytë DIND. Gjithashtu kandidati duhet të ketë edhe të paktën 3 vjet eksperiencë pune. Ndërkohë, Enian Sina, ka vetëm një diplomë bachelor për Inxhinieri Elektronike të marrë nga Universiteti Politeknik Tiranë, si dhe një diplomë master shkencor në Universitetin Kristal, por që e ka marrë 7 muaj pas emërimit të tij në detyrë.

 

Për më shumë detaje ndiqni specialen në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy