Entela Duka në një lidhje live nga Elbasani me “Zgjohu me MCN” ka përcjell atmosferën festive që ka përfshirë këtë qetet i cili është dhe vendi nga ka lindur tradita e Ditës së Verës.
Ajo tha se festimet kanë nisur që ditën e djeshme ku elbasanllijtë kanë festuar mbrëmjen e djeshme me një koncert me artistë të njohur të muzikës ndërsa sot janë zgjohur që herët për të bërë dhe ‘ritet’ që i ka zakon kjo traditë që është ndarja e hiseve.
Duka tha se ditën e sotme janë parashikuar një sërë aktivitesh në Elbasan dhe dreka në natyrë aty ku e ka origjinën dhe kjo ditë e veçantë.
Mëngjesi ka nisur herët sot në Elbasan dhe pse një natë më parë kemi festuar shumë vonë deri afër mëngjesit. Ka pasur këngëtarë të ndryshëm të cilët kanë ndezur atmosferën si dhe fishekzjarrë të hedhur nga bashkia. Mëngjesi ka nisur disi i qetë pasi kanë fortuar mbrëmë vonë, por sot njerëzit ngrihen herët dhe fillojnë ndajnë ato hiset mes tyre.
Kemi pasur një njoftim që kryeministri do jetë i pranishëm por pastaj u tha që nuk do vinte, ndërsa Rithemelimi do të vijë në Elbasan ku Gazmend Bardhi bashkë me Flamur Nokën janë dy nga personalitetet e politikës që kanë konfirmuar prezencën e tyre, ndërsa unë ftoj të gjitha ata që s’kanë ardhur akoma në Elbasan që të vijnë.
Festimet do të nisin me karnavalet e shkollave 9 vjeçare të qytetit të cilat do sjellin secila fabulën e saj. Pastaj do kemi dhe përgatitjen e ballokumeve live nga amvisat këtu në shesh. Do të ketë ekspozitë nga fëmijët me aftësi të kufizuara, një panair me artizanët e vjetër me produktet tyre dhe përmbyllja bëhet me një koncert madhështor. Dreka na do në natyrë aty ku e ka origjinën e dhe dita e verës.



