
Ish-presidenti i një universiteti francez është akuzuar se lënë të grumbullohet dhe dekompozohen trupat e dhuruar për kërkime shkencore.
Biologu Frédéric Dardel akuzohet për "përdhosjen të kufomave".
Ai drejtoi Universitetin Paris-Descartes në vitet 2012-2019, në lagjen e famshme Latine të Parisit.
Universiteti mori qindra trupa para se të mbyllej dhe në vitin 2019 revista “L’Express” zbuloi kushtet tronditëse atje, ndërsa tha se trupat ishin “të zhveshur, të dekompozuar, të grumbulluar dhe me sytë hapur”.
Ajo e cilësoi qendrën si “një varr masiv në zemër të Parisit”.
Disa trupa të kalbur madje ishin ngrënë nga minjtë, raportoi revista, dhe stafi u detyrua t’i digjte ato para se të copëtoheshin.
Avokati i akademikut Dardel, Marie-Alix Canu-Bernard tha se kohët e fundit klienti i saj kishte kërkuar fonde nga qeveria për të rinovuar qendrën, por askush nuk iu përgjigj.
Ajo fajësoi neglizhencën e shtetit për kushtet e qendrës.
Kujtojmë se qendra e themeluar në 1953, u mbyll në 2019.
Një hetim i qeverisë në qershor të 2020 zbuloi se atje kishte pasur "shkelje serioze etike".
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



