Një ditë pasi policia nisi procedimin penal ndaj tij, ish-kryetari i Bashkisë së Leskovikut ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”. Në postimin e tij, Fatmir Gudaj akuzon zëvendëskryeministrin Niko Peleshi për procedimin ndaj tij.
“O lele o shokë, ç'më "pickoi" Peleshi !
Por siç thotë dhe "lideri" global në këto raste: "Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara"!”, shkruan ai.
Ish-kryetari i Bashkisë Leskovik është proceduar penalisht për akuzën “shpërdorim detyre”. Ai akozohet se gjatë kohës kur ushtronte këtë detyrë ka shitur toka që janë në pronësi të bashkisë.



