Hoxha: Vora simbol i krimit, do e nxjerr nga falimenti. Gjatë orarit zyrtar nuk ka drejtorë që vijnë në bashki, janë patronazhista (VIDEO)

Hoxha: Vora simbol i krimit, do e nxjerr nga falimenti. Gjatë orarit zyrtar nuk ka drejtorë që vijnë në bashki, janë patronazhista (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, ndan bindjen se 61 kandidatët e dalë nga procesi i primaret tashmë janë kandidatë të koalicionit opozitar dhe do të vazhdojnë betejën për përmbysjen e regjimit.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se regjistrimi nuk është çështje politike, por teknike sa për të marrë pjesë në zgjedhje dhe se qytetarëve nuk u intereson me çfarë sigle hynë PD në zgjedhje, por se ata presin programin.

Sipas tij, në këto zgjedhje demokratët presin që të mos ngelen të pa përfaqësuar siç ndodhi në vitin 2019, duke e cilësuar si nevojë jetike për të frenuar shpopullimin, për t’iu kthyer shpresën dhe besimin qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me një tender të denoncuar prej tij për pastrimin e Bashkisë Vorë, prej 2.3 milionë euro, Hoxha tha se është bërë në shkelje të procedurave dhe për interesa korruptive.

Hoxha foli për kryebashkiakë të korruptuar dhe me rekorde kriminale, duke e cilësuar si diçka të kthyer në fenomen normal, ku shtoi se shumica e kryebashkiakëve kanë shkuar ose do të shkojnë në burg.

Kjo nuk është përgjegjësi individuale, por kolektive e Partisë Socialiste, dhe përgjegjësi kryesor është Edi Rama.

Se në vitin 2019, kur këta kryetarë bashkish nuk kishin njeri përballë, u zgjodhën drejtpërdrejtë nga Edi Rama, për llogari të njerëzve me interes kriminal.

Bashkia Vorë është simbol i krimit ka ndërruar 5 kryetarë bashkish në katër vite. Sot është një bashki e falimentuar, me qëllim që gjithë buxheti të shkojë në favor të koncensioneve dhe PPP-ve.

Vetëm në 8 muajt e fundit në Bashkinë Vorë janë bërë 87 procedura prokurimi, pjesa më e madhe me shkelej të madhe ligjore.

Tenderi i pastrimit është 2.3 milionë euro, është bërë në shkelje flagrante në ligjet në fuqi për procedurën e tenderimit.

Se Vora sot është një nga qytetet më të pista në Republikën e Shqipërisë, nuk ekziston asnjë lloj pastrimi në Vorë. Ky është konstatim dhe denoncim.

Organi i drejtësisë të thërrasë personat që kanë firmosur për këto tender në kurriz të qytetarëve të Vorës.

Ka një tender për një shkollë në Vorë që e kanë nxjerrë për ta rindërtuar dhe pas kësaj, kanë nxjerrë një tender për ta lyer, do ta lyejnë, pastaj do ta rindërtojnë.

Denoncimet do shkojnë në SPAK, kush ka vënë dorë mbi taksat e shqiptarëve duhet të shkojë të japë llogari para drejtësisë.

Hoxha tha se PD e ka qeverisur për 16 vite bashkinë e Vorës dhe në kohën e qeverisjes së PD, kur kryetar ishte Fiqiri Ismaili, Vora ishte e treta për mirëqeverisjen e bashkive, me shkolla të reja, kopshte të reja, çerdhe të reja, ujësjellës të ri dhe me lehtësira ndaj biznesit.

Në vijim shtoi se nga viti 2019 deri sot, investimet që Partia Socialiste ka bërë në bashkinë Vorë janë zero dhe e kanë shkatërruar Vorën tërësisht.

Sot me fondin e rindërtimit po bëhet një abuzim shumë i madh se dhe banesat e reja, nuk do të jenë banesa që këta qytetarë do i gëzojnë me të drejtën e pronësisë, por do kenë një qira simbolike.

Iu kanë marrë pronën qytetarëve dhe nuk do u japin as pronën e tyre, kjo është grabitje e pastër, se do paguajnë dhe qira simbolike.

Nesër pas zgjedhjeve mund t’i nxjerrin në rrugë, janë 13 pallate të shembura në Vorë. Por a do njeri ta dijë se si do paguajnë qiranë këta qytetarë dhe a kanë mundësi.

Ka mbi 870 ankimime në Bashkinë Vorë për çështjen e dëmshpërblimit të tërmetit.

Ky do jetë prioriteti ynë i parë, që të japim aq sa janë bërë dëmet, aq do i shpërblejmë nuk do i ndajmë në të majtë dhe të djathtë, siç është bërë deri tani, që kush është votues apo mbështetës i PS, është shpërblyer si për DS5, edhe kur shtëpia nuk ka pësuar asnjë dëm nga tërmeti.

Hoxha u zotua për kthimin e një administrate funksionale në Bashkinë Vorë, ku çdo qytetar ti ketë dyert hapur në bashki.

Ai denoncoi se shumica e punonjësve të Bashkinë Vorë nuk jetojnë në aty dhe se, janë mbi 350 nëpunës që kanë filluar punë tre muajt e fundit në bashki.

Kjo nuk është vetëm krim elektoral, por shpërdorim detyre e pastër. Drejtorët e Bashkisë Vorë nuk jetojnë në Vorë, janë të gjithë patronazhista të Bashkisë Tiranë.

Unë kam mbi 6 muaj që jetoj në Vorë. Do votoj në Vorë dhe do e zhvilloj dhe do e bëj një qytet me një vizion të ri. Gjatë orarit zyrtar nuk ka drejtora që vijnë në Vorë, se janë patronazhista.

Kandidatët e primareve të PD, janë kandidatët e Berishës, Metës, Mediut, Dukës dhe qytetarëve të Shqipërisë që presin një ndryshim shumë të madh në zgjedhjet e 14 majit.

Është detyra jonë që të mobilizojmë sa më shumë aktorë dhe faktorë që të sjellim ndryshimin në 14 maj. Ky është një koalicion i gjerë me qytetarët dhe çdo forcë politike opozitare.

Jam në një tur dëgjimi me qytetarët për të konstatuar problematikat që ata kanë në zona të ndryshme të bashkisë, brenda pak ditësh do paraqesë planin tim, fokusi kryesor është nxjerrja nga falimentimi i bashkisë.

Në Vorë 100 biznese janë biznes i madh dhe VIP, Vora do kthehet nyja industriale e Shqipërisë. Vora ka çdo lloj potenciali të jashtëzakonshëm, nuk mund të trajtohet si koshi i mbeturinave të Tiranës.

Bashkia Vorë gjatë taksave që ka mbledhur në dhjetor janë diku te 12 milionë euro, ku shkojnë këto taksa se nuk ka asnjë investim.

Banorët e zonave përreth nuk kanë ujë të pijshëm, 4 kilometra larg qendrës së Tiranës 1500 familje të mos kenë ujë? Një nga prioritetet tona është tu garantojmë qytetarëve ujin e pijshëm.

I pyetur nëse baza e kupton bashkëpunimin mes PD dhe Partisë së Lirisë, Hoxha kujtoi se në zgjedhjet lokale të vitit 2011, hynë në koalicion me LSI, ku bashkitë kryesore u fituan nga koalicioni qeverisës dhe Bashkia Tiranë, ku kryetar ishte Lulzim Basha.

Ai tha se si kandidat i dalë nga primaret, ka dhe mbështetjen maksimale të Partisë së Lirisë dhe se e kanë të 61 kandidatët.

Në këtë linjë shtoi se bazës nuk i intereson se kush është marrëveshja mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, por ndryshimi në 14 maj.

Njerëzit kanë arritur që nuk mbyllin dot fundin e muajit dhe ky është një koalicion për Shqipërinë, për të frenuar shpopullimin.

Kanë ikur 930 mijë shqiptarë, është njëlloj sikur Tirana të ishte zbrazur. Është e frikshme për biznesin ky largim, gati 1 milionë shqiptarë në 6 vitet e fundit.

Ne kemi gjetur një rrugë ligjore për tu regjistruar në koalicion se nuk i lëmë dot simpatizantët e PD pa përfaqësuar dhe unë kam bindjen e plotë se ky është koalicion fitues, do jetë 5 me 0 në qark.

Do fitojmë Tiranën, Vorën, Kavajën, Kamzën, Rrogozhinën, do fitohen nga koalicioni opozitar. Pa diskutim dhe Tiranën, se sot Tirana është qyteti më i pisët në Europë dhe i betonizuar.

Kandidatët real të opozitës, janë kandidatët e dalë nga primaret, jo ata që mund të dalin për interes të Veliaj. Kam mbështetje të jashtëzakonshme në Vorë nga biznesi se një nga prioritetet tona është ta bëjmë Vorën, zonë të lirë ekonomike.

Qytetarët të mos besojnë Indritin, por programin tim për Vorën, në një tur takimi për Vorën. Vetëm me mbledhjen e taksave ndaj biznesit, Bashkia Vorë është e dalë nga falimenti.

Po ashtu Hoxha shton se opozita nuk do të ketë kandidatë tjetër përveç atij që do të vihet nga Partia Socialiste dhe se përballë në Vorë kanë vetëm Edi Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy