Si nuk i vjen turp? Ka një ego të sëmurë! Zebervoki: Më ka bërë edhe bllok

Si nuk i vjen turp? Ka një ego të sëmurë! Zebervoki: Më ka bërë edhe bllok

Zebervoki ndau emocionet e suksesit të filmit të tij Falli 2 në programin e Ermal Peçit “Më prit të dielën”. 

 

Ai tregoi se nuk e kishte pritur një sukses kaq të madh në shitje, gjë që u konfirmua edhe nga kinematë përkatëse. 

 

Gjatë bisedës, Marius theksoi pasionin e madh që ka ndaj filmave, duke shtuar se është injorancë të mendosh se në Shqipëri bëhen para nga filmat; përkundrazi, ai tha se ka humbur për të investuar sa më shumë. 

 

Ai u shfaq pak i zhgënjyer nga mbështetja e personazheve publike, duke treguar se as 10% e atyre që kishte ftuar nuk kishin shkuar në premierë, por kjo nuk e step për të vijuar rrugën e tij. 

 

Mes gjërave të pakëndshme, ai përmendi edhe bllokimin që ka marrë në Instagram nga Luiz Ejlli:

 

“M’u turrën ndjekësit e tij pasi e përmenda në një intervistë. S’dua t’i jap vëmendje. Pashë që më ka bërë bllok. Ai ka një ego të sëmurë që të tejkalojë shitjet e ‘Fallit 2’. 

 

Ia uroj ta kalojë, vetëm të qetësojë egon e tij. Si nuk i vjen turp të krahasojë potencialin e tij me mua? Unë s’kam fare marketing. Filmi eci nga i madhi Zot dhe publiku.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy