Gjykata e Apelit e GJKKO ka dhënë një masë të re sigurie ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Gjyqtari Engert Pëllumbi prishi vendimin e mëparshëm për heqjen e çdo mase sigurie ndaj Berishës dhe vendos detyrim paraqitje dy herë në muaj. Avokati i Berishës Genc Gjokutaj e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e cilëson si rikthim pas.



