“Dorëheqje pas humbjes”, Çili mbron Bashën: Mos i shikoni defektet, shikojini meritat

“Dorëheqje pas humbjes”, Çili mbron Bashën: Mos i shikoni defektet, shikojini meritat

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte ndër zërat e parë që foli për humbjen e thellë të PD-së në këto zgjedhje dhe kostot që duhet të marrë përsipër kryetari Lulzim Basha. Kur ende nuk ka përfunduar numërimi i votave, por trendi i deritanishëm flet për një fitore të thellë të PS-së dhe dobësim të PD-së në krahasim me vitin 2013, Mustafaj në një shkrim për “Panoramën” shprehet se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga kreu i PD-së.

Në një reagim ndaj shkrimit të Mustafajt, botuesi i mediave “Mapo”, Henri Çili, argumenton arsyet e kësaj humbjeje.

“Së pari, është shumë e rrallë, madje aksidentale, që qeveria në fuqi të mos e marrë një mandat të dytë për performancë apo inerci, inerci apo performancë, nuk ka rëndësi.

 Së dyti, kush mund t’i kërkojë sot llogari Lulzim Bashës për rezultatin, kur ai u bë zot i veprimeve të veta vetëm së fundmi, jo më pak se pesë­gjashtë muajt e fundit. Vetëm maskarenjtë do të ishin ata që do ta kërkonin këtë llogari, kur ai u bë lider i vërtetë i partisë vetëm këto muajt e fundit.

 Së treti, kush mund ta llogariste që kontributorët e humbjes së vitit 2013, deri para disa javësh, protagonistë të luftës opozitare, nuk do kontribuonin bindshëm edhe me humbjen e thellë të 2017­ës”, shkruan”, shprehet Çili.  

Çili shprehet se Basha nuk duhet të ndëshkohet për humbjen e partisë, por kjo e fundit duhet t’u nënshtrohet analizave të brendshme.

“Pikërisht tani kur Lulzim Basha po formëson identitetin e tij politik, profilin e tij dhe stilin e tij, ai nuk mund të ndëshkohet, ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë korrigjime, por assesi të tërhiqet. Sigurisht Partia Demokratike ka nevojë për një proces, spektri i Partia Demokratike duhet të jetë parti korrentesh e nuancash dhe jo një parti unicentrike. Por për të gjitha këto ka kohë: një proces i hapur primaresh brenda PD dhe të djathtës duhet të zhvillohet në një koncept federues si qendrat e djathta të shumë vendeve perëndimore, duke braktisur modelin unicentrik të deritashëm të Partisë Demokratike, që mund ta realizonte një lider karizmatik dhe historik si Sali Berisha, por që fatkeqësisht e aplikoi me naivitet Basha. Për të gjitha këto ka kohë dhe analiza sapo ka filluar. Por në këto ditë, kur të gjithë duan të shikojnë difektet dhe paaftësitë e Lulzim Bashës, unë dua të rendis disa merita të tij, jo të pakta, jo të thjeshta për t’u arritur në një kontekst të vështirë politik si Shqipëria. Së pari, Lulzim Basha është lideri më i besueshëm politik i të djathtës për partnerët perëndimorë, SHBA dhe Gjermania. Së dyti, ai i solli Shqipërisë një standard të ri me luftën e fituar për dekriminalizim. Së treti, me luftën e tij për reformën në drejtësi, krahas faktorëve të tjerë, ai e përmirësoi dukshëm këtë proces dhe e rriti besueshmërinë e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy