Komisioneri i BE, Dimitris Avramopoulos nuk ka asnjë vizitë të konfirmuar për Kosovën aktualisht – kështu ka deklaruar shefja e Zyrës për Informim të Komisionerit Avramopoulos.
Vizita e Komisionerit të BE ishte paralajmëruar qysh në dhjetor të vitit 2015 për periudhën e parë të vitit 2016 por duket se ajo do të shtyhet për pjesën e dytë të vitit.



