Ambasadorja e SHBA-ve në NATO: Të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO: Të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Julianne Smith tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli do të jetë rruga e vetme për Prishtinën dhe Beogradin, pasi u pyet nga gazetarët mbi tensionet në Veri të Kosovës. “Prioriteti numër një është ndërmarrja e masave të menjëhershme nga të dyja palët për të shtensionuar situatën”, tha Smith. Ajo tha se aleatët e NATO-s po përcjellin “me interes të madh dhe me shumë shqetësim” zhvillimet në Kosovë. “Ne besojmë se personat që shkaktuan dhunë duhet të mbahen përgjegjës përmes procedurave ligjore dhe transparente”, tha Smith. Ajo vuri në dukje se Uashingtoni inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të sigurohet që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, të kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative. “Ne po ashtu i inkurajomë ata që të tërheqin njësitë policore nga ndërtesat komunale”, tha Smith, duke shtuar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Serbisë për të ulur gatishmërinë dhe numrin e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën. “Por, thelbi i kësaj çështjeje është se – që njëherësh është edhe qëndrimi i gjithë aleancës – dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja është rruga e vetme përpara dhe se ky mesazh i NATO-s u është përcjellë të gjithëve”, vijoi Smith.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy