Përfundojnë punimet, nesër autostrada Tiranë- Durrës bëhet e kalueshme

Përfundojnë punimet, nesër autostrada Tiranë- Durrës bëhet e kalueshme

Për të gjithë qytetarët autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur ditën e nesërme, pasi kanë përfunduar punimet për asfaltimin dhe mbylljen e një sërë pjesësh të dëmtuara,   

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i ARRSH Afrim Qendro, i cili deklaroi se këtë të shtunë punimet do të përfundojnë. Qendro, tha për mediat se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, duke përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin.

Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes emergjente të segmentit Tiranë-Durrës. Sot është ditë e fundit sipas parashikimti dhe planit të punimeve. Brenda ditës së sotme përfundon segmenti Vorë-Kashar. Kanë qenë ditë pune të vështira. Kanë qenë vetëm 16 ditë pune duke shmanguar fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike, siguron kalueshmëri më të mirë dhe rrit elementët e sigurisë rrugore. Nesër trafiku do të jetë normal në të dyja drejtimet dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve që e përsdorin”, tha Qendro.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy