50 vjetori i Revoltës së Spaçit/ Begaj: Pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë

50 vjetori i Revoltës së Spaçit/ Begaj: Pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi sot ish-Burgun e Spaçit me rastin e 50 vjetorit të

Kreu i Shtetit i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara me këtë rast nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për liri:

"Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes!.

Begaj, tha se ata pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon në të ardhmen e vendit.

Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne.

Presidenti Begaj vazhdoi më tej duke thënë se: "Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë."

Presidenti Begaj shprehu respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë martirët e kësaj revolte.

Në këtë ditë të shënjuar historike, të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se, pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, ata përçojnë tolerancë,  mençuri, shpresë dhe mirësi. Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy