Tentojnë të grabisin një shtëpi në Fier, një prej autorëve vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë

Tentojnë të grabisin një shtëpi në Fier, një prej autorëve vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë

Tentativa për grabitje në një shtëpi gjatë natës në Fier i ka kushtuar jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së M.M. Disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila pas mbërritjes në vendngjarje është përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimës dhe të plagosurit, të cilët u gjetën të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga radhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy