Tre vëllezër në Tiranë kanosin me armë një person, kapen dy prej tyre, tjetri në arrati

Tre vëllezër në Tiranë kanosin me armë një person, kapen dy prej tyre, tjetri në arrati

Tre vëllezër në Tiranë kanosin me armë zjarri një person pas konfliktit në rrugë me një person.

Uniformat blu të komisariatit Nr. 4 në kryeqytet, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga tre shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. 

Në kuadër të operacionit u arrestuan A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre G. M., 45 vjeç. 

Nga hetimet dyshohet se tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy