Ndryshimet klimatike, KE: Mund të kenë pasoja në paqen dhe sigurinë e vendeve

Ndryshimet klimatike, KE: Mund të kenë pasoja në paqen dhe sigurinë e vendeve

Këshilli i Europës ka miratuar një paketë konkluzionesh mbi diplomacinë klimatike. KE vë në dukje se ndryshet klimatike përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ekzistencial, i cili nuk do të kursejë asnjë vend. Megjithatë, pavarësisht ndikimeve të shumta shkatërruese që kanë pasur ndryshimet klimatike, veprimi për ta penguar progresin e këtyrë të fundit mbetet i pamjaftueshëm.

Në konkluzionet e miratuara të hënën, BE ripohon angazhimin e palëkundur në Marrëveshjen së Parisit, si kornizë thelbësore shumëpalëshe, që drejton veprimtarinë globale në përballjen me ndryshimet klimatike, dhe mirëpret rezultatin pozitiv të Konferencës së 24-të të Palëve në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP 24).

Këshilli i BE-së thekson se ambicie në aspketin e aksionit përballë ndryshimeve klimatike nuk duhet të jetë vetëm reduktimi i emetimit të gazrave serrë në hapësirë, por edhe për kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve për pasojat që mund të kenë ndryshimet klimatike në paqen dhe sigurinë e botës.

Këshilli kujton se viti 2019 është një vit kritik për përshpejtimin e e masave që duhet të marrë secili vend në mënyrë të veçantë dhe ngritjen e ambicies globale në kontekstin e ndjekjes së zhvillimit të qëndrueshëm, nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara.

Në mënyrë të veçantë, Këshilli mirëpret vizionin strategjik afatgjatë të Komisionit Evropian për një ekonomi të prosperuar, moderne, konkurruese dhe neutrale ndaj klimës. Në konkluzionet e Këshillit të Europës theksohet se BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në aksionin global klimatik dhe do të punojë drejt rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy